0_Sport,PortalFutbollRezultatetSport.Slajder

LK: Siti me fitoren e parë kundër Realit, Juventusi pëson humbje nga Lioni

Mançester Siti bëri një hap shumë të rëndësishëm drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve pasi e mundi Real Madridin me rezultat 2-1 në "Bernabeu". Ishte fitorja e parë e "qytetarëve" ndaj gjigantit spanjoll në pesë ndeshjet mes tyre.

Madrid, 27 shkurt 2020 (MIA) – Mançester Siti bëri një hap shumë të rëndësishëm drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve pasi e mundi Real Madridin me rezultat 2-1 në “Bernabeu”. Ishte fitorja e parë e “qytetarëve” ndaj gjigantit spanjoll në pesë ndeshjet mes tyre.

Lojtarët e Pep Guardiolas humbën shumë shanse, ndërsa pas një ore loje, Isko shënoi gol. Britanikët reaguan fuqishëm dhe me dy gola brenda pesë minutave erdhi kthesa. Në minutën e 78 Gabriel Xhesus shfrytëzoi gabimin e Serhio Ramos dhe barazoi rezultatin, ndërsa në minutën e 83-të Kevin De Bruine shënoi nga pika e bardhë. Në fund, Serhio Ramos me çmimin e kartonit të dytë të verdhë dhe automatikisht të kuq, e pengoi golin e tretë për Sitin.

Kështu, britanikët kanë përparësi të madhe përpara ndeshjes në “Etihad”, ndërsa Real Madrid ka vazhduar ndryshimin e performancës së tyre kohët e fundit. Akoma më keq, “mbretërit” do të hyjnë me besim të rrënuar në ndeshjen me Barcelonën të dielën.

Juventus përsëri luajti ndeshje të dobët me Olimpik Lionin në 1/8 e finales dhe humbi me rezultatin 0:1.

Goli i vetëm në stadiumin e “Grupama” u shënua nga Lukas Tusar në mes të pjesës së parë. Para kësaj, nikoqirët goditën shtyllën dhe në 45 minutat e para humbën edhe disa mundësi të mira.

Juventusi nuk pati ndonjë mundësi të rrezikshme.

Ndeshja e kthimit në Torino do të luhet më 17 mars. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close