0_Sport,PortalFutbollRezultatetSport.Slajder

LK: Baerni shumë afër çerekfinales, Napoli dhe Barcelona luajtën baras

- Futbollistët e Baernit janë para plasmanit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pas fitores bindëse ndaj Çellsit, përderisa loja kthyese në Spanjë do ta japë nxjerrë fituesin nga ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit. Ky është epilogu pas ndeshjeve të mbrëmshme të 1/8 së finales në garën elitare.

Londër, 25 shkurt 2020 (MIA) – Futbollistët e Baernit janë para plasmanit në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pas fitores bindëse ndaj Çellsit, përderisa loja kthyese në Spanjë do ta nxjerrë fituesin nga ndeshja mes Barcelonës dhe Napolit. Ky është epilogu pas ndeshjeve të mbrëmshme të 1/8 së finales në garën elitare.

Baerni në Londër e mundi Çellsin me rezultat 3:0 me golat e Serzh Gnabri (dy) dhe të Robert Levandovskit, të gjithë në pjesën e dytë të lojës.

Dueli Napoli-Barcelona në Napoli përfundoi me rezultat 1:1. Dris Mertens në minutën e 30-të i vendosi vendasit në udhëheqësi, e pastaj barazoi Antoan Grizman në minutën e 57-të.

Lojërat kthyese në Munih dhe Barcelonë janë caktuar për më 18 mars. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close