0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

LK: Atletiko e mundi kampionin, Holandi me dy gola të rinj në fitoren e Dortmundit

Atletiko Madridi fitoi me rezultat 1-0 ndaj Liverpullit në ndeshjen e parë të çerek finales së Ligës së kampionëve, të luajtur në stadiumin "Vanda Metropolitano".

Madrid, 18 dhjetor 2020 (MIA) – Atletiko Madridi fitoi me rezultat 1-0 ndaj Liverpullit në ndeshjen e parë të çerek finales së Ligës së kampionëve, të luajtur në stadiumin “Vanda Metropolitano”.

Goli i vetëm në ndeshje ishte vepër e Saul Nigesit në minutën e 4-rt. Me lojën e tyre kundër ekipit nga Mersisajdi, “jorganxhinjtë” përkujtuan për vitet e tyre më të mira mes viteve 2014 dhe 2016, kur luajtën në dy finale të turnesë, të humbura nga Real Madridi.

Për të gjitha 90 minutat, kampioni evropian nuk arriti të drejtojë asnjë goditje të saktë drejt Jan Oblakut, përderisa spanjollët patë gjasë të mirë për gol të dytë, por nuk e shfrytëzuan.

Revanshi në “Enfilld” do të luhet më 11 mars.

Borusia Dortmund ndërkaq realizoi fitore me 201 ndaj PSZH-së në ndeshjen e parë tëçerek finales së LK-së.

Nikoqirët në “Signal Iduna Park” shënuan sukses të vlefshëm, ndërkaq hero i mbrëmjes sërish ishte fëmija-mrekulli Erling Holand, i cili i shënoi dy golat për ekipin gjerman në minutat e 69-të dhe 77-të.

Megjithatë, Nejmar shënoi gol të vlefshëm për mysafirët parisienë, që e lë kampionin francez në lojë për ndeshjen e revanshit në “Park de Prens”. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close