0_Sport,PortalFutboll

Liverpulli edhe me Shaqirin në Katar

Trajneri i Liverpullit, kampionit aktual të Evropës në futboll, Jirgen Klop, sot i publikoi emrat e lojtarëve, me të cilët do të garojë në Kampionatin Botëror të Klubeve në Katar.

Liverpull, 5 dhjetor 2019 (MIA) – Trajneri i Liverpullit, kampionit aktual të Evropës në futboll, Jirgen Klop, sot i publikoi emrat e lojtarëve, me të cilët do të garojë në Kampionatin Botëror të Klubeve në Katar.

Në këtë listë mungon mbrojtësi Zhoel Matip dhe lojtari i mesfushës Fabinjo, të cilët ende nuk janë rikuperuar nga lëndimet. Mirëpo, sa i përket portierëve në Katar, do të jenë prezent tre kujdestarët kryesorë të portës së Liverpullit, Alison, Adrian dhe Endi Llonergan. As mbrojtja nuk ka ndonjë ndryshim drastik dhe janë ftuar Virxhill Van Dajk, Dejan Lovren, Xho Gomez, Endrju Robertson, Trent Aleksandar – Arnolld dhe Neko Uiliams. Edhe mesfusha gati ska pësuar asnjë ndryshim, duke filluar nga Xhorxhinjo Vajnalldum, Xhejms Millner, Nebi Keita, Xhordan Henderson, Aleks Oksllejd – Çemberlen, Adam Llallana, Xherdan Shaqiri, Kertis Xhons, Harvi Eliot.

Ndryshe, ne dispozicion Klopi do t’i ketë edhe sulmuesit Robert Firminjo, Sadio Mane, Muhamed Sallah, Rajan Bruster dhe Divok Origi.

Në këto gara Liverpulli, do t’i zhvillojë dy ndeshje, më 18 dhe 21 dhjetor. oxh/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close