0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Liverpuli i frikësohet largimit të Klopit tek reprezentacioni gjerman

Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop mund ta zëvendësojë Joakim Lev në pozitën e seleksionuesit në reprezentacionin gjerman. Kontrata e Klopit me "të kuqtë" skadon në vitin 2024.

Londër, 2 prill 2020 (MIA) – Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop mund ta zëvendësojë Joakim Lev në pozitën e seleksionuesit në reprezentacionin gjerman. Kontrata e Klopit me “të kuqtë” skadon në vitin 2024.

Klop pranon se Liverpuli do të jetë klubi i fundit në karrierën e tij, ndërsa ekipi nacional gjerman do të jetë hapi i ardhshëm. Megjithatë, nuk dihet se kur do të ndodhë kjo.

Trajneri gjerman dhe kryesues i Liverpulit, për momentin është trajneri më i mirë në vendin e tij dhe do të jetë kandidat numër një për zëvendësimin e Levit, i cili është seleksionues gjerman tashmë 13 vite.

Klop e kryeson Liverpulin prej vitit 2015. Ai i fitoi Ligën e kampionëve, Superkupën e UEFA-së dhe Kupën botërore të klubeve. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close