0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Liverpuli e shënoi fitoren e 18-të të njëpasnjëshme në Premier ligë

Futbollistët e Liverpulit mbrëmë arritën deri te fitorja e 18-të e njëpasnjëshme, pasi si vendas ishin më të suksesshëm se Uest Hemi me rezultatin 3:2.

Liverpul, 25 shkurt 2020 (MIA) – Futbollistët e Liverpulit mbrëmë arritën deri te fitorja e 18-të e njëpasnjëshme, pasi si vendas ishin më të suksesshëm se Uest Hemi me rezultatin 3:2.

Mysafirët ishin në epërsi deri në minutën e 68-të, por në fund megjithatë mbetën me duar të zbrazëta.

Golat për vendasit i shënuan Vajnaldum, Salah dhe Mane, ndërsa për Uest Hemin shënuan Diop dhe Fornals.

Liverpuli është bindshëm i pari në kampionatin anglez me 26 fitore nga 27 ndeshje. Ekipi i vetëm që u ka marrë pikë është Mançester Junajted. bsh/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close