0_Web_Ballina - SllajderBotëBotë.PortalSvet.Slajder

Lirohen gazetarët e agjencisë Anadollu kundrejt një pagesa

Gazetarët e agjencisë shtetërore të lajmeve Anadollu, të cilët të mërkurën u arrestuan në Kajro, janë liruar mbrëmë kundrejt një pagese prej 630 dollarëve amerikanë.

Kajro, 17 janar 2020 (MIA) – Gazetarët e agjencisë shtetërore të lajmeve Anadollu, të cilët të mërkurën u arrestuan në Kajro, janë liruar mbrëmë kundrejt një pagese prej 630 dollarëve amerikanë.

Ministria egjiptiane e Punëve të Brendshme vlerësoi se korrespondenca e agjencisë Anadollu “është fasadë për bazën e hakerëve, qëllimi i së cilës është transmetimi i lajmeve të rreme”, duke theksuar se gazetarët janë arrestuar për shkak të dhënies së imazhit të gabuar për Egjiptin.

Policia egjiptiane para dy ditëve arrestoi tre shtetas egjiptian dhe një turk, të cilët punojnë për Anadollin, në kryeqytetin e Egjiptit.

Ministria turke e Punëve të Jashtme e dënoi sulmin ndaj zyrave të Anadollit dhe arrestimin e gazetarëve. Për shkak të kësaj është thirrur ushtruesi i detyrës në detyrë ambasador i Egjiptit në Turqi në bisedë.

Raportet mes Kajros dhe Ankarasë janë të tensionuara pas ardhjes në pushtet të presidentit egjiptian Abdel Fatah al Sisi. Turqia e mbështet lëvizjen Vëllazëria myslimane, pjesëtar i së cilës ishte shefi i rrëzuar i shtetit Mohamed Morsi. Nga viti 2013 Vëllazëria myslimane është ndaluar në Egjipt. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close