EvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Linos – Aleksander Sicilianos kryetar i ri i Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut

Gjykatësi grek Linos - Aleksander Sicilianos është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut, njofton korrespondentja e MIA-s nga Strasburgu.

Strasburg, 2 prill 2019 (MIA) – Gjykatësi grek Linos – Aleksander Sicilianos është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut, njofton korrespondentja e MIA-s nga Strasburgu.

Mandati i Sicilianos do të fillojë më 5 maj 2019 dhe ai këtë funksion prestigjioz dhe përgjegjës do ta trashëgojë italianin, Guido Rajmondi.

Gjykatësi Sicilianos është i lindur më 9 maj 1960 në Athinë. Ai ka diplomuar për drejtësi në Universitetin e Athinës në vitin 1983, ndërsa ka magjistruar për të drejtë ndërkombëtare në Universitetin, Robert Shuman në Strasburg në vitin 1984. Në Universitetin e njëjtë bëhet me doktoratë për shkenca juridike në vitin 1990.

Përveç funksioneve të shumta në Greqi dhe në planin ndërkombëtar, ai është zgjedhur si gjykatës në Gjykatën Evropiane për të Drejta të Njeriut nga 18 maji 2011. Nga 1 shkurti 2017 ishte kryetar i seksionit të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut, ndërsa nga 1 maji 2017 dhe nënkryetar i Tribunalit.

Nënkryetar i ri i Gjykatës, në vendin e deritanishëm të Sicilianos është zgjedhur gjykatësi islandez, Robert Spano.

Gjykata përbëhet me nga një gjykatës prej secilës prej 47-të vendeve që e kanë ratifikuar Konventën Evropiane për të Drejta të Njeriut. Gjykata është ndarë në pesë seksione në të cilat ndodhen këshilla me nga shtatë gjykatës. Gjykata, gjithashtu, kryeson edhe në Këshillin e madh gjyqësor prej 17 gjykatësve.

Gjykatësi ka nënkryetarë, prej të cilëve secili prej tyre kryeson me njërin prej seksioneve, ndërsa tre seksionet e tjera i kanë kryetarët e tyre. shk/

Таг
Back to top button
Close
Close