0_Sport,PortalFutboll

Linker: Lesteri është ekip më i madh se sa Mançester Junajtedi

Ish-lojtari i kombëtares së Anglisë, Geri Lineker, bëri shaka me Mançester Junajted, pas humbjes 1:3 nga Mançester Siti, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales për Karabo Kupë, e cila u zhvillua në “Old Traford”.

Mançester, 8 janar 2020 (MIA) – Ish-lojtari i kombëtares së Anglisë, Geri Lineker, bëri shaka me Mançester Junajted, pas humbjes 1:3 nga Mançester Siti, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales për Karabo Kupë, e cila u zhvillua në “Old Traford”.

“Qytetarët”, plotësisht e sunduan rivalin e qytetit dhe i shënuan të gjitha golat në pjesën e parë. Rezultati mund të ishte më i thellë, nëse nuk ishin lëshimet e shumta.

“Falë Zotit, shorti për gjysmëfinale nuk i takoi të dy rivalet nga Premier Liga”, shkruan Lineker në Tuiter. Ai në këtë rast aludoi në Lesterin, i cili sonte e pret ekipin e Aston Vilës.

Për momentin “dhelprat”, e kanë vendin e dytë në Premier Ligë, ndërsa ata e fituan Premier Ligën në vitin 2016. Junajted për herë të fund arriti të bëhet kampion në vitin 2013-të. oxh/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close