0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeShoqëriZgjedhje parlamentare 2020

Linjë telefonike falas në Zyrën e Avokatit të Popullit në ditën e zgjedhjeve

ë Zyrën e Avokatit të Popullit në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në periudhën prej orës 7.00 e deri në orën 21.00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të të drejtës zgjedhore.

Shkup, 12 korrik 2020 (MIA) – Në Zyrën e Avokatit të Popullit në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në periudhën prej orës 7.00 e deri në orën 21.00 do të funksionojë linja telefonike falas: 0800-54321, ku qytetarët do të mund të paraqesin çfarëdo shkelje të të drejtës zgjedhore.

Nga pres shërbimi i Avokatit të Popullit bënë të ditur se të hapura për qytetarët do të jenë të gjitha shtatë zyrat e Avokatit të Popullit edhe atë në Shkup, Manastir, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Tetovë dhe Shtip, me qëllim që t’u ndihmohet në realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre zgjedhore.

Krahas linjave falas, qytetarët do të mundet për mbrojtjen e të drejtave të tyre të lajmërohen edhe në numrat e telefonit në vijim: Tetovë: 044 344-082, Strumicë: 034 329- 996, Kërçovë: 045 228-586, Manastir: 047 242-310, Shtip: 032 389-701 dhe Kumanovë: 031 431-488.

Avokati i Popullit u bën apel të gjithë faktorëve në procesin zgjedhor t’i respektojnë protokollet shëndetësore të përcaktuara për mënyrën e votimit. ar/

Back to top button
Close
Close