0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiVideo deklaratë

Linja të reja ajrore prej Shkupit deri në Baden-Baden dhe Bremen

Me fluturimin e parë të kompanisë së aeroplanëve "Vizer" nga aeroporti ndërkombëtar "Shkup" deri te Baden-Baden sot zyrtarisht u shënua vendosja e dy linjave të reja nga aeroporti i Shkupit.

Shkup, 19 mars 2019 (MIA) – Me fluturimin e parë të kompanisë së aeroplanëve “Vizer” nga aeroporti ndërkombëtar “Shkup” deri te Baden-Baden sot zyrtarisht u shënua vendosja e dy linjave të reja nga aeroporti i Shkupit.

Deri në Baden-Baden do të udhëtohet dy herë në javë, çdo të marte dhe të shtunë, ndërsa krahas këtij destinacioni, nga aeroporti i Shkupit dy herë në javë, të mërkurën dhe të dielën, do të ketë fluturim deri në Bremen. Fluturimi i parë nga Bremeni është planifikuar për nesër, ku në orën 11:50 pritet që të aterojë aeroplani në aeroportin e Shkupit.

Me vendosjen e dy destinacioneve të reja, aeroporti i Shkupit tani drejtpërdrejtë është i lidhur me 39 drejtime, ku operojnë 13 kompani të aeroplanëve.

“Me vendosjen e Baden-Baden dhe Bremenit, numri i drejtimeve deri në Gjermani bëhet 10, ndërsa numri i përgjithshëm i destinacioneve nga aeroporti i Shkupit është 39. Me hapjen e rrugëve të reja, ‘Vizer’ njëjtë gjithashtu do ta bazojë aeroplanin e tij të pestë në bazën e aeroportit të Shkupit duke treguar përkushtimin e tyre të investimeve të vazhdueshme në bazën e tyre në Shkup”, theksoi Nexhat Kurt, koordinator i aeroporteve në TAV Maqedoni në solemnitetin me rastin e vendosjes së destinacioneve  të reja.

Dy linjat e reja ajrore të aeroportit të Shkupit, si dhe të linjat e reja ajrore të aeroportit të Ohrit janë pjesë e marrëveshjes së mbështetjes financiare që Qeveria e nënshkroi me kompaninë e aeroplanëve “Vizer”.

“Besoj se politikat e tilla do t’i arsyetojnë planet e ministrisë. E ato janë vendosja e destinacioneve të reja për qytetarët, si dhe rritja e numrit të turistëve. Atë që dua ta theksoj është fakti se kemi rritje të vazhdueshme të numrit të udhëtarëve. Pres që ai numër këtë vit të arrijë mbi dy milionë euro, që plotësisht na inkurajon të mendojmë se kapacitetet e të dyja aeroporteve janë të papërdorura”, tha ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, duke paralajmëruar se në periudhën e fundit do të punojnë në tërheqjen e më shumë kompanive të aeroplanit.

Gjatë janarit dhe shkurtit gjithsej 305.246 udhëtarë kanë udhëtuar përmes dy aeroporteve në shtet, që paraqet rritje për shtatë për qind. Vitin e kaluar në dy aeroportet janë shërbyer 2,3 milionë udhëtarë që paraqet rritje vjetore për 16 për qind. aa/

Back to top button
Close
Close