0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderPolitikë

Ligji për PP ka mbështetje ndërkombëtare, e porositi Zaevi-Mickoskin, ai megjithatë vlerëson se është përpjekje për amnisti

Dueli i parë televiziv midis liderëve të LSDM-së, Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski filloi me debat të ashpër për gjendjen në gjyqësi dhe Ligjin për Prokurorinë Publike.

Shkup, 28 shkurt 2020 (MIA) – Dueli i parë televiziv midis liderëve të LSDM-së, Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski filloi me debat të ashpër për gjendjen në gjyqësi dhe Ligjin për Prokurorinë Publike.

Zaev në duelin në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal 5 tha se nuk pajtohet me pohimet se me Marshin për drejtësi që e organizon LSDM, kanë konfirmuar se nuk e mbajnë premtimin kryesor se do ta sjellin drejtësinë.

“Absolutisht jo. Kemi demonstruar luftë deri në fund derisa të gjitha vlerat nuk vihen edhe në praktikë. Me Marshin për drejtësi dhamë mesazhin se e kemi përfunduar punën deri në fund, se pushteti ekzekutiv dhe parlamentar e kanë përfunduar punën, ndërsa tani populli pas sjelljes së Ligjit për Prokurorinë Publike pret zbatim praktik të ligjeve”, tha Zaev.

Në debat ai theksoi se gjykatësit dhe prokuroritë janë institucione të pavarura dhe se pushteti nuk përzihet në punën e tyre, si para vitit 2017. I porositi gjykatësit se nuk do të lejohet të vjetrohen lëndët, të kthehen sërish nga fillimi, të ruhen në sirtar.

“Gjykatësit dhe prokuroritë janë institucione të pavarura, pushteti nuk duhet të përzihet, siç ndodhi deri në vitin 2017 dhe ne kemi luftuar kundër kësaj, gjykatat duhet të gjykojnë në bazë të dëshmive si dhe të sjellin aktgjykime liruese”, porositi Zaev.

Lideri i LSDM-së, ju bëri thirrje Mickoskit që të distancohet nga Nikolla Gruevski, duke theksuar se ajo është sikur e dëgjon “matricën” e njëjtë si dhe sikur vazhdimisht e dëgjon Gruevskin.

“VMRO-DPMNE nuk mund të bëjë dallim midis pushtetit ekzekutiv, ligjdhënës dhe gjykues. nuk mund të shkëputeni nga matrica e Nikolla Gruevskit, gjatë gjithë kohës flisni njëjtë sikurse ai. Këtë po e sheh edhe opinioni, jeni ekzekutues i Gruevskit ose një instrument me të cilin dirigjon Gruevski”, tha ai dhe i bëri thirrje Mickoskit të distancohet nga Gruevski.

Për Ligjin për Prokurorinë Publike, Zaev potencoi se ai mbështetet nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare, nga BE, SHBA dhe se është ligj strukturor që e garanton shtetin ligjor.

“E gjithë bashkësia ndërkombëtare dhe një pjesë e madhe e opinionit të ekspertëve e konfirmuan dhe e përshëndetën Ligjin për PP dhe të gjitha lëndët dhe parahetimet e PSP-së janë garantuar me të. Vetëm VMRO-DPMNE dhe Mickoski është kundër pasi e mbrojnë krimin”, theksoi Zaev.

Ligji, e përsëriti ai, vlen për të gjithë njëlloj, ndërsa të gjitha dëshmitë e pranuara nga prokuroria janë valide.

“Gjyqësia duhet të pastrohet, 90 për qind e gjykatësve janë të kohës së VMRO-DPMNE-së, e cila ndikon dhe për 11 vite ka ndikuar mbi gjyqësinë me vjetërsimin e lëndëve, kthimin e gjykimit të sërishëm”, porositi Zaev.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski tha se habitet me deklaratën konfuze të Zaevit kur thotë se nuk pajtohet se i kanë pasur tre vite për reforma në gjyqësi, kur ai personalisht e ka udhëhequr trupin për reforma.

“Është virtyt të thuash se keni gabuar”, tha Mickoski.

Sipas tij, nëse më herët gjyqësia ishte e njohur si gjyqësi svarovski, sot është gjyqësi Lui Viton. Mickoski e përmendi edhe propozimin e fundit për anëtar të Këshillit gjyqësor, duke theksuar se bëhet fjalë për një aktiviste të LSDM-së.

Për akuzat se Gruevski, lideri i VMRO-DPMNE-së i tha Zaevit se është i rrethuar edhe me bashkëpunëtorët e Gruevskit dhe se nuk ka kontakte me të.

“Zoti Zaev shëtiteni me mercedesdin e Gruevskit, për atë me M a ju kujtohet. Jeni ulur në kolltukun barok dhe në kabinetin e tij, jeni ulur deri shpejt, shpresoj se më nuk do ta keni atë mundësi. Jeni i rrethuar me bashkëpunëtorët e Gruevskit, zyrtarisht dhe jozyrtarisht, ata që janë në prehrin tuaj. Ju jeni i obsesionuar me Nikolla Gruevsin. Lëreni Nikolla Gruevskin, le të flasim për temën”, tha Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së në njërën prej replikave për Zaevin, i tha se ai pas zgjedhjeve të 12 prillit do të përgjigjet për atë që e ka bërë, se ka kërkuar amnisti për veten dhe për bashkëpunëtorët e tij me Ligjin për Prokurorinë Publike.

“Ju po kërkoni amnisti, por kjo nuk do të ndodhë. Do të përgjigjen të gjithë ata të cilët kanë gabuar para ligjit. Kërkoni amnisti për ju dhe për bashkëpunëtorët tuaj pas 12 prillit. Nëse kanë gabuar para ligjit, nëse kanë kërkuar euro për euro, të cilët kanë intervenuar tek gjykatësit, kanë keqpërdorur pozitën të përgjigjen, për të cilat ekzistojnë dëshmi të nxirren deri në fund, deri në fund zoti Zaev, por ky ligj nuk i miraton ata si ju edhe ata rreth jush. Do të përgjigjeni”, tha Mickoski. shk/

 

Back to top button
Close
Close