EvropëEvropë.Portal

Ligjëratat në fakultetet italiane fillojnë më 21 shtator

Mësimi në fakultetet në mbarë Italinë fillon të hënën, më 21 shtator dhe studentët do të duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e virusit Kovid-19, deklaroi ministri Italian i Arsimit të Lartë Gaetano Manfredi.

Romë, 17 shtator 2020 (MIA) – Mësimi në fakultetet në mbarë Italinë fillon të hënën, më 21 shtator dhe studentët do të duhet të mbajnë maska ​​mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e virusit Kovid-19, deklaroi ministri Italian i Arsimit të Lartë Gaetano Manfredi.

Universitetet në Itali u mbyllën në mars, në fillim të pandemisë me koronavirusin e ri.

Është planifikuar që në ligjëratat të marrin pjesë 50 për qind e studentëve dhe në të njëjtën kohë ekziston mundësia për mësim në distancë. Kjo vlen për studentët që jetojnë jashtë qytetit ku janë fakultetet, për të huajt, por edhe për të gjithë të tjerët që për arsye të ndryshme nuk mund të ndjekin ligjëratat me prani fizike. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close