
Rekjavik, 5 shtator 2020 (MIA) – Ndeshjet në Ligën e Kombeve vazhdojnë sot me ballafaqime interesante, pasi ndeshjet janë të Ligës A, Ligës C dhe Ligës D. Më interesante janë definitivisht ndeshjet mes fituesit të trofeut në edicionin debutues, Portugalisë dhe Kroacisë, si dhe ndeshjet Islandë – Angli dhe Suedi – Francë.
Qëllimi i madh i Anglisë është fitimi i EURO 21, finalja e së cilës planifikohet të luhet në Uembli. Në Portugali ende nuk është e qartë nëse Kristiano Ronaldo do të luajë kundër kroatëve. Ai ka infeksion në këmbën e djathtë, por në orët e fundit dha shpresë se mund të luajë.
Liga A
Grupi 1
Islanda – Anglia
Danimarka – Belgjika
Grupi 3 Portugalia – Kroacia
Suedia – Franca
Liga C
Grupi 1
Azerbajxhani – Luksemburgu
Qipro – MAli i Zi
Grupi 2
Maqedonia e Veriut – Armenia
Estonia – Gjeorgjia
Liga D
Grupi 2
Gjibraltari – San Marino. bsh/