0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Liga e kampionëve do të luhet për 20 ditë

UEFA është në fazën e fundit të përgatitjes së planit për fundin e sezonit në LK, pohon "RMC SPort".

Lisbonë, 11 qershor 2020 (MIA) – UEFA është në fazën e fundit të përgatitjes së planit për fundin e sezonit në LK, pohon “RMC SPort”.

Sipas informatave, ndeshjet e mbetura të turneut do të mbahen në periudhë 20-ditore mes 3 dhe 23 gushtit.

Revanshet e tjera nga e teta e finales do të luhen mes 3 dhe 10 gushtit. Më pas çerek finalja, e cila do të fillojë më 12 gusht, ndërsa gjysmë finalja, e cila do të jetë më 15 dhe 16 gusht, do të luhet në vetëm një ndeshje pa revansh. Finalja është caktuar për më 23 gusht me fillim në orën 21:00 sipas kohës sonë.

Të gjitha ndeshjet pritet të luhen në Lisbonë, me Frankfurtin si variantin rezervë.

Ndeshja për trofeun në Ligën e Evropës  do të jetë më 21 gusht, gjithashtu prej orës 21:00 sipas kohës sonë. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close