0_Web_Ballina - SllajderEvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Lideri i opozitës ruse Aleksei Navalni është helmuar në aeroplan

Lideri i opozitës dhe blogeri rus Aleksei Navalin është shtruar në spital në Omsk dhe është në gjendje kritike. Ai ishte pa vetëdije dhe është vendosur në aparat për frymëmarrje artificiale, deklaroi zëdhënësja e tij Kira Jarmish, njofton Bi-Bi-Si.

Omsk, 20 gusht 2020 (MIA) – Lideri i opozitës dhe blogeri rus Aleksei Navalin është shtruar në spital në Omsk dhe është në gjendje kritike. Ai ishte pa vetëdije dhe është vendosur në aparat për frymëmarrje artificiale, deklaroi zëdhënësja e tij Kira Jarmish, njofton Bi-Bi-Si.

Jarmish në Tuiter publikoi se gjatë fluturimit nga Tomsk drejtë Moskës, Navalinit i është përkeqësuar gjendja dhe aeroplani është detyruar të aterojë në Omsk.

Ajo thotë se Navalni është helmuar, gjegjësisht se në aeroplan i është vendosur diçka në çaj, ndërsa spitali ku është pranuar konfirmoi se bëhet fjalë për helmim.

Navalin, 44 vjeç, është kritiku më i zëshëm i politikave të presidentit Vladimir Putin. Në qershor, ai e vlerësoi votimin e reformave kushtetuese si një “grusht shteti” dhe “shkelje të kushtetutës”. Reformat e Putinit e lejuan atë të fitojë edhe dy mandate. sn/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close