0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPartitë politikePolitikë

Lideri dhe sekretari i përgjithshëm i LSDM-së hoqën dorë nga shpenzimet e rrugës

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski sot në Tuiter njoftoi se ai dhe lideri i partisë Zoran Zaev nënshkruan deklarata për heqjen dorë nga mjetet që u takojnë në emër të shpenzimeve për rrugë.

Shkup, 12 gusht 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski sot në Tuiter njoftoi se ai dhe lideri i partisë Zoran Zaev nënshkruan deklarata për heqjen dorë nga mjetet që u takojnë në emër të shpenzimeve për rrugë.

“Shfuqizimi i shpenzimeve të rrugës për deputetët është premtim zgjedhor i LSDM-së. Që të japim shembull, dje së bashku me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, i nënshkruam deklaratat me të cilat unë dhe ai, zyrtarisht heqim dorë nga mjetet të cilat na takojnë në emër të shpenzimeve të rrugës”, theksoi Nikollovski në Tuiter.

Ai njëherit u bëri thirrje edhe deputetëve të tjerë në Kuvend ta ndjekin hapin e tyre.

“I inkurajoj kolegët nga të gjitha partitë për ta ndjekur këtë hap. Të japim një kontribut të vogël në drejtim të sa më shumë parave tek qytetarët, tek ata të cilëve u janë të nevojshme”, potencoi Nikollovski. fb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close