BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Liderët e Libisë emëruan të preferuar për kryeministër gjatë vizitës së Makronit

Ambasadori i Libisë në Gjermani Mustafa Adib do të mund të bëhet kryeministri i ri i vendit, pasi mbrëmë mori mbështetje nga politikanët sunitë. 

Bejrut, 31 gusht 2020 (MIA) – Ambasadori i Libisë në Gjermani Mustafa Adib do të mund të bëhet kryeministri i ri i vendit, pasi mbrëmë mori mbështetje nga politikanët sunitë.

Adibin e emëruan katër ish kryeministra para fillimit të konsultimeve midis presidentit dhe blloqeve parlamentare për kandidat për këtë funksion.

Mbështetja për Adibin të publikuar para vizitës së sotme të presidentit francez Emanuel Makron i cili gjatë qëndrimit dyditor pritet të kryejë presion mbi autoritetet libaneze  që të formulojnë pakt të ri politik për tejkalimin e krizave të shumta në vend, qorrsokakun politik dhe korrupsionin e përhapur, si dhe menaxhimin e keq, komentojnë agjencitë botërore.

Kjo është vizita e dytë e Makronit në Liban për më pak se një muaj.

Ai mbërriti disa ditë pas shpërthimit shkatërrues në portin e Bejrutit më 4 gusht, ku humbën jetën 190 persona, 6.000 u lënduan, ndërsa disa pjesë të kryeqytetit u shkatërruan.

Qeveria libaneze dha dorëheqje më pak se një javë pas shpërthimit.

Lideri i Hezbollahut, Hasan Nasrallah dje bëri të ditur se organizata e tij shiite do të bashkëpunojë dhe do të ndihmojë në formimin e Qeverisë që do të mund t’i përmirësojë kushtet ekonomike de të zbatojë reforma të mëdha.

Adibi është i vetmi i cili përmendet lidhur me funksionin e kryeministrit, i cili sipas ndarjes së pushtetit në Liban duhet të jetë sunit. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close