Uncategorized

Liderët e BE-së nuk arritën pajtueshmëri për buxhetin

- Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian për propozimin për buxhetin shtatëvjeçar të Unionit përfundoi pa rezultat, pasi 27 vendet anëtare nuk arritën marrëveshje të përbashkët.

Bruksel, 21 shkurt 2020 (MIA) – Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian për propozimin për buxhetin shtatëvjeçar të Unionit përfundoi pa rezultat, pasi 27 vendet anëtare nuk arritën marrëveshje të përbashkët.

Pas bisedimeve dyditore, politikanët nuk arritën t’i harmonizojnë dallimet, transmeton BGNES.

Komisioni Evropian paraprakisht shpërndau një dokument me propozim të ri për buxhetin e ardhshëm shtatëvjeçar të BE-së, sipas të cilit ai duhet të jetë 1,07 për qind e bruto prodhimit kombëtar.

“Është përgatitur dokument teknik”, konfirmoi zëdhënësi i Mishell, Baren Lejts para seancës.

Ai tha se dokumenti do të prezantohet sonte në mbledhjen plenare të Këshillit Evropian. Kjo është shtyrja e gjashtë që nga mëngjesi, sepse gjatë gjithë ditës mbaheshin bisedime bilaterale.

Liderët e BE-së prej dje pasdite po tentojnë që në mbledhje të jashtëzakonshme të arrijnë kompromis për buxhetin shumëvjeçar të BE-së, për periudhën prej vitit 2021 deri në vitin 2027.

Javën e kaluar Mishell propozoi buxheti i BE-së për atë periudhë të jetë 1094,8 miliardë euro, që është 1,074 për qind e bruto prodhimit vendor të 27 vendeve anëtare.

Atë propozim nuk e pranuan katër “vendet kursimtare” – Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia, të cilat insistojnë që buxheti i ardhshëm shtatëvjeçar të jetë i kufizuar në një për qind të bruto prodhimit kombëtar, që do të nënkuptonte se buxheti do të ishte më i vogël për 75 miliardë euro se i tanishmi. Ato 75 miliardë euro janë megjithatë vlera e kontributit të Britanisë së Madhe në buxhetin evropian. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close