EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Liderët e BE-së në video lidhje për luftën me përhapjen e Kovid-19

Liderët e 27 vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian do të bisedojnë sot përmes video-lidhjes për përpjekje të përbashkëta për luftë kundër përhapjes së pandemisë me koronavirusin e ri dhe për lehtësimin e pasojave ekonomike të krizës shëndetësore.

Bruksel, 26 mars 2020 (MIA) – Liderët e 27 vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian do të bisedojnë sot përmes video-lidhjes për përpjekje të përbashkëta për luftë kundër përhapjes së pandemisë me koronavirusin e ri dhe për lehtësimin e pasojave ekonomike të krizës shëndetësore.

Samiti i rregullt pranveror, i caktuar që të mbahet në Bruksel të enjten dhe të premten, u anulua për shkak të krizës me virusin dhe në vend të kësaj, do të mbahet video konferencë sot pasdite, kryesisht e fokusuar në atë si të përballen me krizën dhe pasojat.

Diskutimi do të orientohet ndaj katër prioriteteve: shuarja dhe përhapja e virusit, furnizimi me pajisje mjekësore, veçanërisht respiratorë dhe maska; nxitje për hulumtim, veçanërisht për vaksinë dhe për pasoja socio-ekonomike.

Kjo do të jetë video konferenca e tretë dedikuat përpjekjeve koordinuese për luftën kundër koronavirusit të ri.

Anëtarët do të mbështesin edhe vendim për hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën. fb/

Back to top button
Close
Close