EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Liderët botëror dhe donatorët premtuan 8,8 miliardë dollarë për programet për vaksinim në vendet më të varfra

Liderët e vendeve më të zhvilluara dhe donatorët me famë botërore, të tilla si "Fondacioni Bill dhe Melinda Gejts", kanë premtuar se do të sigurojnë 8,8 miliardë dollarë për programet e vaksinimit në vendet më të varfra në botë, transmetojnë mediat franceze.

Londër, 5 qershor 2020 (MIA) – Liderët e vendeve më të zhvilluara dhe donatorët me famë botërore, të tilla si “Fondacioni Bill dhe Melinda Gejts”, kanë premtuar se do të sigurojnë 8,8 miliardë dollarë për programet e vaksinimit në vendet më të varfra në botë, transmetojnë mediat franceze.

Paratë e potencuara, 8,8 miliardë dollarë amerikan u premtuan në samitin virtual të “Aleancës Vaksinale”  (Vaccine Alliance), në të cilën morën pjesë më shumë se 50 vende, të përfaqësuar nga më shumë se 35 shefa të shtete dhe qeverie, dhe shuma është më lart se 7.4  miliardë dollarët që priteshin që do të sigurohen gjatë pesë viteve të ardhshme.

Mjetet do të përdoren për të vazhduar fushatën ndërkombëtare për vaksinim kundër fruthit, paralizës së fëmijëve dhe etheve të tifusit, e cila tani është anashkaluar rëndë nga epidemia e Kovid-19.

Organizata ndërkombëtare e”Aleancës së Vaksinave” dëshiron të sigurojë qasje të barabartë ndaj vaksinave përmes një partneriteti publik-privat, për të cilin planifikon të mbledhë dy miliardë dollarë amerikan.

Në samitin e djeshëm, 12 donatorë mblodhën 567 milion dollarë amerikan kapital fillestar për këtë qëllim, thuhet në komunikatë.

Në konferencën e donatorëve nikoqir ishte kryeministri britanik Boris Xhonson, i cili vlerësoi vendimin për “pjesëmarrjen unike” që do t’i hapte rrugën bashkëpunimit ndërkombëtar dhe vendosmërinë për të gjetur vaksinë për koronavirusin e ri. sn/

Back to top button
Close
Close