BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Levin: Ngadalësohet epidemia e virusit në Itali dhe Nju Jork

Shkencëtari i njohur nga Universiteti në Stanford dhe fitues i çmimit Nobel, Majkëll Levin tha se po ngadalëson epidemia e koronavirusit në Itali dhe Nju Jork.

Londër, 1 prill 2020 (MIA) – Shkencëtari i njohur nga Universiteti në Stanford dhe fitues i çmimit Nobel, Majkëll Levin tha se po ngadalëson epidemia e koronavirusit në Itali dhe Nju Jork.

Këto janë dy vendet më të rrezikuara në botë në të cilat ndodhën 260,000 nga gjithsej 750,000 raste të konfirmuara të infeksionit. Italia është bërë epiqendra e infeksionit që kur Kina arriti ta kapërcejë epideminë, por SHBA-ja shpejt e mori rolin e vatrës më të madhe në botë.

Më i prekuri është aktualisht shteti amerikan i Nju Jorkut me më shumë se 66,000 raste, më së shumti nga çdo shtet tjetër përveç Italisë (101.739), Kinës (81.470) dhe Spanjës (85.195).

Profesori Levin tha se situata në Itali po përmirësohet, ndërsa shifrat zyrtare duket se e mbështesin këtë pretendim. Përkatësisht në Itali çdo ditë në 10 ditët e fundit ka nga 5-6,000 të infektuar të rinj. Situata në Nju Jork është pak më e pasigurt pasi rritja ditore në tre ditët e fundit është 7,000 raste, ndërsa paraprakisht rritja ishte edhe më e fortë.

Kjo javë, beson Levin, do të jetë vendimtare dhe do të përcaktojë nëse epidemia do të vazhdojë.

Levin në Bi-Bi-Si Radio 4 tha se situata në Nju Jork, ku të gjithë janë shumë të shqetësuar, pak nga pak po kthehet për më mirë, transmetoi “Jutarnji list” i Zagrebit.

“Ka kaluar momenti kryesor dhe kamioni i quajtur Kovid-19 i cili po shkonte për në Nju Jork, tashmë nuk po përshpejton por po ndalet, që do të thotë se situata po përmirësohet”, tha Levin.

Ai shtoi se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për Britaninë e Madhe pasi atje ka shumë vatra të ndara, por që situata në Itali dhe Zvicër tashmë është përmirësuar. Ai shtoi se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme për Britaninë pasi kishte shumë pika të nxehta, por që situata në Itali dhe Zvicër ishte përmirësuar tashmë. ls/fab

Back to top button
Close
Close