0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Levandovski: Kemi shanse të mëdha të triumfojmë në Ligën e Kampionëve

Robert Levandovski vlerëson se Bajerni i Mynihut ka klas për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve muajin e ardhshëm. Sidoqoftë, bavarezët përballen me një pushim shumë të gjatë deri në turneun e fundit në Lisbonë - ata luajnë në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Baer Leverkusenit të shtunën, ndërsa më pas kalojnë në një pushim dyjavor.

Mynih, 1 korrik 2020 (MIA) – Robert Levandovski vlerëson se Bajerni i Mynihut ka klas për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve muajin e ardhshëm. Sidoqoftë, bavarezët përballen me një pushim shumë të gjatë deri në turneun e fundit në Lisbonë – ata luajnë në finalen e Kupës së Gjermanisë kundër Baer Leverkusenit të shtunën, ndërsa më pas kalojnë në një pushim dyjavor.

“Unë shoh një shans serioz për ta fituar trofeun këtë sezon. Ne jemi në gjendje të mirë dhe kemi punuar së bashku. Lidhja midis nesh është shumë e fortë. Sigurisht, është e pazakontë të pushosh kaq shumë para ndeshjeve të tilla të rëndësishme, por ne jemi mësuar të stërvitemi dhe dimë ta bëjmë atë siç duhet. Kjo u pa gjatë pushimit për shkak të koronavirusit. Ndoshta do të ngrohemi për në Ligën e Kampionëve me një ose dy ndeshje kontrolli. “Mos harroni se ne gjithashtu kemi një ndeshje me Çelëlsin, e cila mund të jetë një plus për ne”, tha sulmuesi polak në një intervistë për “Bild”.

Në 7/8 gusht Bajerni dhe Çellsi do ta luajnë ndeshjen e kthimit të 1/8 e finales (3-0 për gjermanët në ndeshjen e parë), ndërsa pjesa e fundit e turneut, në të cilën fituesi do të përcaktohet në një ndeshje, do të mbahet në Lisbonë. midis 12 dhe 23 gushtit. ls/bsh/ 

Таг
Back to top button
Close
Close