0_Sport,PortalFutboll

Levandovski dhe Koman janë rrahur në trajnim, pohon “Bild”

Robert Levandovski dhe Kingsli Koman janë rrahur gjatë trajnimit të sotëm të Baern Munihut, pohon "Bild".

Munih, 11 prill 2019 (MIA) – Robert Levandovski dhe Kingsli Koman janë rrahur gjatë trajnimit të sotëm të Baern Munihut, pohon “Bild”.

Ata janë ndarë nga Niklas Zule, Zherom Boateng dhe bashkëlojtarë të tjerë. Për befasinë e të gjithëve, megjithatë trajneri Niko Kovaç i ka lënë të dy të përfundojnë me trajnimin, në vend që t’i largojë në atë moment siç është praktika në raste të tilla.

Incidenti vjen disa ditë pas triumfit të jashtëzakonshëm prej 5:0 mbi Borusia Dortmund në ndeshjen e Bundesligës, me të cilin bavarezët e kthyen epërsinë dhe tashmë janë favoritë për titullin.

Mbetet ta shohim nëse Leva dhe Koman do të dalin nga përbërja për ndeshjen e radhës së Baernit, e cila të dielën është kundër Fortuna Dyzeldorf. shk/

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close