0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.Portal

Lëndohen 20 persona, 31 aksidente fundjavën e kaluar në Shkup

Dy shoferë dhe një bashkudhëtar janë lënduar rëndë, ndërsa lëndime trupore  kanë marrë 17 persona, në 17 nga gjithsej 31 aksidente që janë regjistruar në rajonin e SPB Shkup.

Shkup, 13 janar 2020 (MIA) – Dy shoferë dhe një bashkudhëtar janë lënduar rëndë, ndërsa lëndime trupore  kanë marrë 17 persona, në 17 nga gjithsej 31 aksidente që janë regjistruar në rajonin e SPB Shkup.

Policia rrugore ka përjashtuar nga trafiku 16 persona nën ndikim të alkoolit dhe gjashtë para se ta marrin të drejtën e drejtimit të automjetit. Janë përjashtuar edhe gjashtë automjete të paregjistruara.

Janë gjobitur edhe nëntë këmbësorë për kalimin e rrugës jashtë vendkalimeve për këmbësorë dhe një për kalimin në dritë të kuqe.

Për shkak të parkimit të parregullt “karrotreci” ka larguar 103 automjete.

Foto: MIA arkivë

Back to top button
Close
Close