0_Sport,PortalBasketbollSport.Slajder

Lejkersët do të mbajnë fanellë speciale për nder të Kobit

Ekipi më i mirë në Konferencën Perëndimore, Los-Anxhelos luan kundër Portland Trejlblejzers në xhiron e parë të plej-ofot në ligën NBA, ndërsa nëse shkojnë më tej, në pjesën tjetër të plej-ofot do të mbajnë fanella speciale për ndër të Kobi Brajantit.

Orlando, 17 gusht 2020 (MIA) – Ekipi më i mirë në Konferencën Perëndimore, Los-Anxhelos luan kundër Portland Trejlblejzers në xhiron e parë të plej-ofot në ligën NBA, ndërsa nëse shkojnë më tej, në pjesën tjetër të plej-ofot do të mbajnë fanella speciale për ndër të Kobi Brajantit.

Ashtu pohon Bred Tarner, gazetar i Los Anxhelos Tajms. Me sa duket, fanella do dalë në shitje më 24 gusht, që është datë simbolike sepse i prezanton të dyja numrat (24 dhe 8) të cilat Brajanti i ka mbajtur gjatë karrierës së tij në Lejkers.

Fanella për herë të parë ishte prezantuar në vitin 2018 dhe e ka dizajnuar Brajanti. Ajo është me ngjyrë të zezë, që përkujton në lëkurën e gjarprit, që është për nder të  pseudonimit “Mamba e Zezë”, që e kishte Brajanti. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close