0_Sport,PortalBasketbollRezultatetSport.Slajder

Lejkers janë duke shënuar serinë më të keqe që nga fillimi i sezonit

Kampioni aktual i NBA-së, Los Anxheles Lejkers, pësoi humbje të rëndë si mysafirë tek Jutah xhez me rezultat 114: 89.

Salt Lejk Siti, 25 shkurt 2021 (MIA) – Kampioni aktual i NBA-së, Los Anxheles Lejkers, pësoi humbje të rëndë si mysafirë tek Jutah xhez me rezultat 114: 89.

Lejkers kanë serinë më të keqe të sezonit me katër humbje radhazi.

Me 22 fitore dhe 11 humbje, LA Lejkers është e treta në renditjen e Konferencës Perëndimore.

Lejkers aktualisht luajnë pa të lënduarin Entoni Dejvis. Ndeshja e tyre e ardhshme është të shtunën kundër Portlandit. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close