0_Sport,PortalBasketboll

Lebron lojtari i shtatë në ligën NBA që ka luajtur 50 ndeshje në finale

Basketbollisti i Los Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms edhe një herë e ka shkruar emrin e tij në historinë e ligës NBA.

Orlando, 1 tetor 2020 (MIA) – Basketbollisti i Los Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms edhe një herë e ka shkruar emrin e tij në historinë e ligës NBA.

Ekipi i tij sot herët në mëngjes e fitoi Majamin (116:98) dhe u bë lojtari i shtatë në historinë e ligës që ka luajtur 50 ndeshje në serinë e fundit.

Në rast se ballafaqimi me Majamin zgjat maksimumi shtatë ndeshje, atëherë Xhejms do të jetë i barabartë në këtë tregues me Karim Abdul-Xhabar i cili ka 56 ndeshje në finale dhe është në vendin e tretë.

Lider është Bil Rasel me 70 takime finale.

Lebron Xhejms u ngjit në vendin e pestë pas hedhjeve të lira, në të dytën pas tresheve të realizuara dhe në të katërtën me numër të “dabël-dabël”. sn/

Таг
Back to top button
Close
Close