0_Sport,PortalBasketbollSport.Slajder

Lebron: Kobi, të premtoj se do të vazhdojë trashëgiminë tënde

Ylli i parë i Los Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms, për herë të parë i ndau emocionet e tij pas vdekjes së mikut të tij, ish basketbollistit legjendar, Kobi Brajant.

Los Anxhelos, 28 janar 2020 (MIA) – Ylli i parë i Los Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms, për herë të parë i ndau emocionet e tij pas vdekjes së mikut të tij, ish basketbollistit legjendar, Kobi Brajant.

“Nuk jam i gatshëm, por po ia filloj. Pyes vetën se çfarë do të shkruaj në këtë post, por çdo herë që filloj të shkruaj sërish qaj duke menduar për ty, Xhixhin dhe miqësinë-vëllazërinë tonë. Me të vërtetë vetëm kam dëgjuar zërin tuaj të dielën në mëngjes para se të ktheheni nga Filadelfia në Los Anxhelos. Asnjëherë nuk do të kisha menduar që kjo do të ishte biseda jonë e fundit. Dreqi e martë! Vëlla, jam i thyer dhe i shkatërruar. Të dua, vëllai im i madh. Unë me gjithë zemër ndjej keqardhje me Vanesën dhe bijat.

Premtoj se do të vazhdojë trashëgiminë tënde. Ti ke shumë rëndësi për tifozët e Lejkersave dhe unë duhet patjetër ta marrë ngarkesën mbi vete dhe të vazhdojë në drejtimin e njëjtë. Të lutem, më jep fuqi nga qielli dhe përkujdesu për mua.

Dua të them shumë më shumë, por tani nuk jam në gjendje ta bëj këtë. Shihemi, vëlla im madh”, shkroi Lebron në rrjetet sociale.

Kobi Brajant dhe vajza e tij 13 vjeçare Xhiana, së bashku me shtatë persona tjerë, para dy ditësh humbën jetën në një aksident helikopteri në Kaliforni. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close