EvropëEvropë.Portal

Lavrov: Rusia menjëherë do të përgjigjet ndaj sistemimit të raketave balistike amerikane

Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, sot deklaroi se Rusia nuk do të hezitojë të përgjigjet ndaj çfarëdo lloj sistemimi të raketave balistike nga SHBA-ja.

Romë, 6 dhjetor 2019 (MIA) – Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov, sot deklaroi se Rusia nuk do të hezitojë të përgjigjet ndaj çfarëdo lloj sistemimi të raketave balistike nga SHBA-ja.

“Do të kemi reagim identik, si në pasqyrë”, deklaroi Lavrov, duke precizuar se Moska do të ketë përgjigje të duhur ndaj çfarëdo hapi amerikan.

Rusia propozoi moratorium në sistemimin e projektileve bërthamore me rreze të mesme dhe të shkurtra veprimi në Evropë, prej se Marrëveshja për likuidimin e raketave me rreze të mesme dhe të shkurtra veprimi e vitit 1988 edhe formalisht përfundoi në muajin gusht të këtij viti. bs/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close