0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Lampard dëshiron të lirohet nga 8 lojtarë

Nuk është vetëm portieri Kepa Arisabalaga cak i dëbimit nga Çellsi, shkruan "San".

Londër, 27 shkurt 2020 (MIA) – Nuk është vetëm portieri Kepa Arisabalaga cak i dëbimit nga Çellsi, shkruan “San”.

Sipas gazetës britanike, Frenk lampard dëshiron të lirohet nga gjithsej tetë lojtarë gjatë verës.

Në krye të listës është portieri më i shtrenjtë në botë, Kepa Arisabalaga. SPanjolli nuk e gëzon besimin e menaxherit anglez. Embargoja e transferit e “të kaltërve” shënoi rënie, ndërsa ndryshimet revolucionare janë planifikuar për verën në “Stemford Brixh”.

Zijeh tashmë është kontraktuar nga Ajaksi për 40 milionë euro. Ben Çivel nga Lester dhe Jan Oblak nga Atletiko Madridi do të jenë caqe prioritare për sezonin e ri.

Markos Alonso dhe Emerson janë në listën e transferit, së bashku me Kurt Zuma.

Nga mesi i terrenit, Frenki dëshiron të lirohet nga Ros Barkli dhe Zhorzhinjo.

Në sulm, më së shumti flitet për largimin e Pedro Rodrigez dhe Vilian. I dyti ka kontratë të skaduar dhe largohet me dëshirë. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close