BotëBotë.Portal

Lam: Hong-Kongu mund ta ruajë statusin e veçantë edhe pas vitit 2047

Hong-Kongu mund t'i ruajë përfitimet që vijnë në suaza të "një vendi, dy sisteme", që i ka me Kinën edhe pas skadimit në vitin 2047, por vetëm nëse e ruan besnikërinë ndaj Pekinit, deklaroi sot kryeministrja e Hong-Kongut, Keri Lam.

Hong-Kong, 16 janar 2020 (MIA) – Hong-Kongu mund t’i ruajë përfitimet që vijnë në suaza të “një vendi, dy sisteme”, që i ka me Kinën edhe pas skadimit në vitin 2047, por vetëm nëse e ruan besnikërinë ndaj Pekinit, deklaroi sot kryeministrja e Hong-Kongut, Keri Lam.

Kur britanikët ia kthyen Hong-Kongun Kinës në vitin 1997, pas 150 viteve sundim kolonial, Hong-Kongu u bë territor i veçantë administrativ i Kinës, me garanci kineze se do ta ruajë sistemin ekonomik kapitalist për 50 vjet

Në Hong-Kong me muaj janë mbajtur protesta për shkak të pakënaqësisë rreth propozim-ligjit për ekstradim, i cili më vonë u refuzua.

Lami u përqendrua në dhunën e paradokohshme dhe bëri thirrje për mbështetjen e Qeverisë.

“Hong-Kongu mundet sërish të lundrojë”, tha ajo në kanton” duke e theksuar përpjekjen e Qeverisë që ta mbrojë sundimin e së drejtës.

Таг
Back to top button
Close
Close