BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

Lajmet e rreme dhe teoritë e komplotit për Kovid-19 para Prokurorisë greke

Do t'i ndërmarrim  të gjitha masat ligjore për dezinformatat ose teoritë e komplotit që filluan  të qarkullojnë në internet, me qëllim që të mos jenë kërcënim  për shëndetin publik, thotë ministri  për mbrojtje civile  të Greqisë Mihalis Hrisohoidis  nën urdhërin e të cilit deri te  Prokuroria Publike është dorëzuar material  për të cilin duhet të vlerësohet  nëse ekziston vepër penale, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Athinë, 4 gusht 2020 (MIA) – Do t’i ndërmarrim  të gjitha masat ligjore për dezinformatat ose teoritë e komplotit që filluan  të qarkullojnë në internet, me qëllim që të mos jenë kërcënim  për shëndetin publik, thotë ministri  për mbrojtje civile  të Greqisë Mihalis Hrisohoidis  nën urdhërin e të cilit deri te  Prokuroria Publike është dorëzuar material  për të cilin duhet të vlerësohet  nëse ekziston vepër penale, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ministri kompetent ka urdhëruar deri te Drejtoria për luftë me krimin kompjuterik të dorëzojë  te Prokuroria  publikimet në internet  për mosrespektim të masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit.

“Do t’i ndërmarrim të gjitha masat ligjore për dezinformatat ose teoritë e komplotit që filluan të qarkullojnë në internet, të mos jenë kërcënim për shëndetin publik. Koronavirusi  nuk është i përshtatshëm për thirrje  të mosdëgjueshmërisë ose skenare të komplotit. Në çdo aktivitet,  në çdo procedurë tonën,   duhet të mbisundojë  përgjegjësia dhe vetëdija për pasojat  mbi bashkëqytetarët tanë. Shteti nuk do të lejojë  krijim të burimeve të rrezikut  për shëndetin publik nga sjelljet  e papërgjegjshme sociale”, thotë ministri i Mbrojtjes civile të Greqisë. sr/sa/

Таг
Back to top button
Close
Close