BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Lajçak: Mbështetje nga 27 vende-anëtare të BE-së për vazhdim të dialogut Prishtinë – Beograd

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, sot deklaroi se mori mbështetje nga 27 vende-anëtare të BE-së për vazhdimin e dialogut.

Bruksel, 2 qershor 2020 (MIA) – Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, sot deklaroi se mori mbështetje nga 27 vende-anëtare të BE-së për vazhdimin e dialogut.

“Faleminderit për mbështetjen e fuqishme që e mora sot nga 27 vendet-anëtare të BE-së! Diskutim mjaft inkurajues për mandatin tim dhe për rrugën para nesh”, shkroi Lajçak në Tuiter pas panelit të mbajtur sot në Bruksel.

Në të njejtën kohë, ai ndau kumtesë nga ambasadorja austriake në BE, Kristine Kokinakis, e cila në profilin e saj në Tuiter shkroi se është mbajtur diskutim i shkëlqyeshëm në Bruksel me Lajçak për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. ab/

Back to top button
Close
Close