BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Lajçak e njoftoi Thaçin se e ka filluar punën për ndërmjetësim mes Prishtinës dhe Beogradit

Përfaqësuesi i ri special i Bashkimit Evropian për negociata mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak e njoftoi  presidentin kosovar Hashim Thaçi se tashmë i ka filluar  përgatitjet për ndërmjetësim në dialogun e ardhshëm  mes dy shteteve dhe se në atë drejtim  pret të bashkëpunojë me të, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 10 prill 2020 (MIA) – Përfaqësuesi i ri special i Bashkimit Evropian për negociata mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak e njoftoi  presidentin kosovar Hashim Thaçi se tashmë i ka filluar  përgatitjet për ndërmjetësim në dialogun e ardhshëm  mes dy shteteve dhe se në atë drejtim  pret të bashkëpunojë me të, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në letrën për Thaçin e cila e mban datën e pardjeshme, ndërsa të cilën sot e publikuan mediat kosovare, Lajçak  thotë se qëllimi  i tij është ta përparojë procesin  e dialogut dhe shfaq shpresë se së bashku me përfaqësuesit e të dy vendeve do të arrijnë  rezultate  të cilat janë  në favor të popullit të Kosovës dhe Serbisë.

“Qëllimi im është të bashkëpunoj dhe në mënyrë dinamike ta përparojmë procesin  e dialogut dhe pres nga Prishtina dhe Beogradi ta rindërtojnë përkushtimin me vendosmëri të njëjtë. Jam i bindur se me  vullnet të vërtetë politik nga të dy anët dhe nëpër dialog së bashku  do t’i arrijmë rezultatet  drejt të cilave synojmë, në favor të popullit të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Lajçak.

Ai porositi se në kohën kur bota  përballet me pandeminë e Kovid-19, me rëndësi të madhe është bashkëpunimi rajonal dhe njëherit e përshëndeti  vendimin e qeverisë kosovare për heqje të taksës 100 për qind nga 1 prilli për importin  nga Serbia dhe BeH.

Ditën e njëjtë kur edhe Thaçit, më 8 prill, Lajçak i’u drejtua me letër të ngjashme dhe kryerësit të detyrës si kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, i cili u përgjigj se është i gatshëm të formojë ekip për negociata me Serbinë, që ai do ta udhëheq samitin,  ndërsa në të cilin, si president mes tjerash do të marrë pjesë edhe Thaçi.

Presidenti i Kosovës e hodhi poshtë propozimin e Kurtit, duke vlerësuar se  ajo është vetëm një “dëshirë personale” e kryeministrit, i cili me shumicë absolute ishte shkarkuar nga ana e Kuvendit të Kosovës.

“Kryeministri i shkarkuar është deleguar nga votat e shumicës absolute të përfaqësuesve popullor në Kuvendin e Kosovës dhe nuk mund t’i ndërmarrë obligimet në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, as në emër të një qeverie në shkuarje. Si pasojë, lista e delegacionit mbetet vetëm një dëshirë e tij personale dhe asgjë më shumë se ajo”, reagon  kabinetit të Thaçit, duke i dhënë vërejtje Kurtit se e ka shkelur hieraerkinë kushtetuese”.ia/sa/

Back to top button
Close
Close