BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Lajçak: Bisedimet e sotme në mes Kosovës dhe Serbisë konfirmojnë kompleksitetin mbi çështjen e pronës

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, njoftoi se bisedimet e sotme në Bruksel në nivelin teknik mes Prishtinës dhe Beogradit kanë përfunduar.

Beograd, 17 shtator 2020 (MIA) – Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Mirosllav Lajçak, njoftoi se bisedimet e sotme në Bruksel në nivelin teknik mes Prishtinës dhe Beogradit kanë përfunduar.

“Bisedimet e sotme me kryenegociatorët, Skender Hyseni dhe Marko Gjuriq, mbi pretendimet e ndërsjella financiare dhe pronën, përfunduan”, njoftoi Lajçak në Tuiter.

Ai tha se diskutimet konfirmuan kompleksitetin dhe ndjeshmërinë e këtyre çështjeve dhe se bisedimet do të vazhdonin.

Delegacioni i Kosovës drejtohej nga Skender Hyseni, i cili për mediat e Kosovës, deklaroi se delegacioni serb u përpoq të hapte temën e Asociacionit të komunave serbe, por ata “kategorikisht refuzuan”.

Siç deklaroi ai, palët në negociata kishin pikëpamje diametralisht të kundërta për këtë çështje.

“Padyshim, pikëpamjet mbi këtë temë janë shumë të ndryshme. Ne e shohim çështjen e trashëgimisë si çështje që duhet të trajtohet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, duke ndjekur praktikat e trashëgimisë që ndodhën mes entiteteve të ish Jugosllavisë, tani shtete të pavarura, dhe ky është qëndrimi i Kosovës”, tha Hyseni.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, drejtori i kabinetit qeveritar serb për Kosovën, Marko Gjuriq, tha se delegacioni serb insistoi që së pari të diskutohej tema e Asociacionit të Komunave Serbe.

Ai i përshkroi negociatat e sotme mes Prishtinës dhe Beogradit si “shumë intensive dhe të vështira”. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close