EvropëEvropë.Portal

Lagard: Banka Qendrore Evropiane e uli parashikimin për rritje për vitin 2020

- Banka Qendrore Evropiane (BQE) e uli në 1,1 për qind parashikimin për rritje për vitin 2020, duke pritur që rritja ekonomike do të arrijë deri në 1,4 për qind në vitin 2022, deklaroi kryetarja e bankës Kristin Lagard.

Frankfurt, 12 dhjetor 2019 (MIA) – Banka Qendrore Evropiane (BQE) e uli në 1,1 për qind parashikimin për rritje për vitin 2020, duke pritur që rritja ekonomike do të arrijë deri në 1,4 për qind në vitin 2022, deklaroi kryetarja e bankës Kristin Lagard.

Inflacioni do të rritet në 1,6 për qind në vitin 2022, pas 1,1 për qind të pritjeve në vitin 2020, por do të mbetet nën cakun e atij institucioni, prej rreth dy për qind.

Për vitin 2021, BQE pret që inflacioni të jetë 1,4 për qind pak më i ulët se sa në vlerësimet e fundit të publikuara në shtator, përderisa parashikimi për rritje për vitin 2021 mbetet i pandryshuar nga parashikimet e shtatorit dhe është 1,4 për qind.

Kristin Lagard i theksoi shenjat e para të stabilizimit në eurozonë, duke përdoruar formulim i cili e pasqyron optimizmin e kujdesshëm.

Në konferencën e saj të parë për shtyp për politikën monetare, Lagard vlerësoi se ekonomia evropiane ende ka para një numër të madh të rreziqeve, duke i theksuar, mes tjerash, tensionet proteksioniste. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close