0_Sport,PortalFutbollRezultatet

Lacio e mposhti Interin duke i shkaktuar humbjen e parë pas 16 ndeshjeve

Në ndeshjen e fundit nga gjiroja e 24 në Serinë A, Lacio mbrëmë në terren vendor e fitoi Interin me 2:1. Mysafirët nga Milano të parët erdhën në epërsi përmes Eshli Jang, Çiro Imoblie barazoi me penal, ndërsa goli fitues për Lacion ishte vepër e Sergej Milinkoviq-Saviq.

Romë, 17 shkurt 2020 (MIA) – Në ndeshjen e fundit nga gjiroja e 24 në Serinë A, Lacio mbrëmë në terren vendor e fitoi Interin me 2:1. Mysafirët nga Milano të parët erdhën në epërsi përmes Eshli Jang, Çiro Imoblie barazoi me penal, ndërsa goli fitues për Lacion ishte vepër e Sergej Milinkoviq-Saviq.

Për ekipin e udhëhequr nga Antonio Konte kjo ishte humbja e parë pas 16 ndeshjeve.

Lacio me 56 pikë u ngjit në vendin e dytë në tabelë me vetëm një pikë pas liderit, Juventusit.

Interi gjendet në pozicionin e tretë me 54 pikë. sn/

 

Таг
Back to top button
Close
Close