0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Lacio do t’i propozojë kontratë të re Ingazit

Lacio do ta vazhdojë kontratën e trajnerit të tyre Simone Ingazi, transmeton "Il Mesaxhero". Sipas publikimit, kryetari i klubit të Romës, Klaudio Lotito ka ndërmend t'i ofrojë Ingazit (44) kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Romë, 11 qershor 2020 (MIA) – Lacio do ta vazhdojë kontratën e trajnerit të tyre Simone Ingazi, transmeton “Il Mesaxhero”.

Sipas publikimit, kryetari i klubit të Romës, Klaudio Lotito ka ndërmend t’i ofrojë Ingazit (44) kontratë deri në qershor të vitit 2023.

Kontrata vijuese e tij është deri në verën e vitit të ardhshëm.

Sipas kontratës së re, Ingazi do të përfitojë 2,5 milionë euro në vit. Nëse Lacio e fiton titullin në Itali nën udhëheqjen e tij, paga e trajnerit do të rritet në 3 milionë euro në vit.

Inzagi është në krye të lacialëve që nga vera e vitit 2016. Pas 26 xhirove të luajtura këtë sezon në Serie A, ekipi është në vendin e dytë të plasmanit pas Juventusit. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close