Shoqëri

“Laboratori Avicena” hap hapësirë të veçantë për testim për Kovid-19

Shkup, 18 shtator 2020 (MIA) – “Laboratori Acvicena” ka vendosj në dispozicion hapësirë të re të veçantë për marrjen e strishove për test për Kovid-19, e cila është e ndarë nga hyrja ekzistuese në laborator dhe nga salla e pritjes ekzistuese.

“Avicena” bëri të ditur se trefish rritet edhe kapaciteti për përpunimin e testeve për Kovid-19 në nivel ditor, sepse laboratori është në fazën e instalimit të pajisjes shtesë të sofistikuar për përpunim automatik të plotë të Real-time teste PCR. Në këtë mënyrë  do të ulet edhe koha për caktim të testimit dhe për marrjen e rezultatit.

Pranimi i pacientëve për test për Kovid-19 do të zhvillohet në pjesën e ndarë përmes hyrjes tjetër, që ndodhet menjëherë afër hyrjes së hotelit “TCC Grand Plaza”. Caktimi për test për Kovid-19 kryhet në tel. 071/278-529 ose 078/218-731. ar/

Back to top button
Close
Close