
Madrid, 23 maj 2020 (MIA) – Lajmi shumë i pritur për adhuruesit e futbollit spanjoll tani është realitet
Kryeministri spanjoll Pedro Sançez sot publikoi se kampionati i futbollit në vend ka marrë “dritë të gjelbër” që sërish të fillojë nga 8 qershori (e hënë).
“Spanja bën çmos dhe tani hapen horizonte të reja. Koha është të vazhdohet me shumë aktivitete.La Liga kthehet më 8 qershor”, tha ai. bsh/