0_Sport,PortalBasketboll

LA Lejkers: Fjalët nuk mund të shprehin sa Kobi do të thotë për ne, për tifozët dhe qytetin tonë

Los Anxheles Lejkers publikoi post në Tuiterin zyrtar të ekipit lidhur me vdekjen tragjike të Kobi Brajantit dhe vajzës së tij, Xhiana.

Los Anxheles, 30 janar 2020 (MIA) – Los Anxheles Lejkers publikoi post në Tuiterin zyrtar të ekipit lidhur me vdekjen tragjike të Kobi Brajantit dhe vajzës së tij, Xhiana.

“Ne jemi të shkatërruar dhe përgjithmonë të ndryshuar nga humbja e papritur e Kobi Brajantit dhe vajzës së tij Xhiana. E ndajmë pikëllimin tonë me Vanesën, familjen Brajant, si dhe familjet e udhëtarëve tjerë.

Fjalët nuk mund të shprehin se sa çka do të thotë Kobi për Lejkersat, tifozët tanë dhe qytetin tonë. Më shumë se një basketbollist, ai ishte baba, bashkëshort dhe bashkëlojtar i dashur. Dashuria dhe drita e tyre përgjithmonë do të mbeten në zemrat tona”, thuhet në kumtesën e LA Lejkers. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close