0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

L’Ekip e shpalli Zidanin trajnerin më të mirë në botë

Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan është shpallur për momentin më i miri në botë nga botimi francez i "L'Ekip".

Paris, 4 gusht 2020 (MIA) – Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan është shpallur për momentin më i miri në botë nga botimi francez i “L’Ekip”.

Faqja e parë e gazetës i është kushtuar kësaj teme sot.

Zidani i tejkaloi trajnerët më të mirë të klubit, Jirgen Klop, i cili punon me Liverpulin dhe Pep Guardiolan, i cili e udhëheq Mançester Sitin.

Zidani e ka stërvitur Real Madridin nga viti 2016 deri në vitin 2018 dhe gjatë kësaj kohe e fitoi Kampionatin spanjoll dhe Superkupën, tre herë e fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa gjithashtu e fitoi dy herë Superkupën e UEFA-s dhe Klubin Botëror të Klubeve.

Ai u rikthye në klubin e Madridit në vitin 2019 dhe përsëri këtë sezon e fitoi titullin kampion në La Liga. ls/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close