0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikëUncategorized

Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për shërbim në Armatë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së veriut, në kuadër të mbledhjes së 126-të, me 63 vota për dhe pa asnjë kundër dhe të përmbajtur e miratoi Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së veriut, në kuadër të mbledhjes së 126-të, me 63 vota për dhe pa asnjë kundër dhe të përmbajtur e miratoi Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, me procedurë të shkurtuar.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, duke e arsyetuar, tha se ka hyrë në MM për të realizuar dy qëllime të mëdha – të hyjmë në NATO dhe armata të jetë e vlerësuar, dhe thotë, tani mund të thuhet se këto dy qëllime janë arritur.

“Hyra në MM për të arritur dy qëllime të mëdha, njëri është anëtarësimi në NATO, ndërsa i dyti është të tregojmë se armata mund të jetë e çmuar, respektuar, financuar, dhe siguruar. Dhe kisha kënaqësinë që ligji i sotëm, i cili jam e bindur, sipas diskutimeve të komisioneve kuvendore, do ta ketë mbështetjen, do të mund të themi se këto dy qëllime janë arritur. Nëse ligji për mbrojtje, i cili pres së shpejti Kuvendi ta mbështesë, do të thotë ta formulojmë mënyrën dhe politikat si shtet ta kemi mbështetjen e NATO-s dhe të jetë pjesë e sistemit të sigurisë kolektive. Ky ligj jep mundësi të garantojmë se armata do të jetë me të vërtetë armatë e një vendi anëtar të NATO-s. Kjo është detyrë e cila është e çmuar jo aq për Aleancën, është shumë e çmuar për ne dhe qytetarët tanë të cilët akoma konsiderojnë se ky është institucion i cili e gëzon besimin e tyre më të lartë”, tha Shekerinska.

Ajo shtoi se Ligji për shërbim mundëson sistem më të mirë i cili do të garantojë armatë më të mirë, por edhe kushte më të mira për punë në të. Ligji nënkupton reforma edhe në pjesën e rekrutimit edhe në pjesën e ruajtjes së njerëzve të punësuar në Armatë, por gjithashtu ligji jep mundësi të reja, mundësi shumë më të mira dhe për pensionim të ndershëm të njerëzve të cilët e kanë kaluar jetëgjatësinë e punës në Armatë.

“Me këto rregulla të reja do të kemi pjesëtarë më të kënaqur, por do të kemi mundësi edhe për freski në Armatë dhe kjo është gjithashtu punë e rëndësishme të cilën dëshirojmë ta arrijmë me ligj”, tha ministrja e Mbrojtjes.

Për herë të parë me ligjin jepet mundësia Armata të mund të ndajë bursa gjatë arsimit të njerëzve të cilët më tutje ndërmarrin obligim të punojnë në Armatë, e ai është, thotë, sistem i cili ekziston në të gjitha armatat më të mëdha, posaçërisht në Aleancë. Njëherit, tha, me ligjin Armata shumë më gjerë i hapë dyert për të rinjtë të cilët dëshirojnë të jenë ushtarë profesionistë, me atë që hiqet kushti për shërbim vullnetar në ushtri.

Me ligjin rregullohet edhe çështja e ushtarëve të cilët mbushin 45 vite, të cilëve u jepet siguri shtesë se nuk do të mbeten në rrugë, e as nuk do të hidhen në ndonjë institucion tjetër pa u pyetur.

Rriten, tha, edhe kriteret të cilat kanë të bëjnë me avancimin e kuadrit të oficerëve me futjen e njohjes së gjuhës angleze si një nga kriteret për oficerët e lartë, sepse, kjo është, tha, armatë tashmë  e Aleancës së NATO-s.

Me ligjin, mes tjerash, zgjidhet edhe çështja e banimit me çka secili pjesëtar i Armatës merr kompensim për banim.

Nga VMRO-DPMNE u deklaruan se do ta mbështesin ligjin, por reaguan përse tani propozohet para zgjedhjeve dhe për mënyrën e ndryshimit të emrit të armatës.

Sipas dispozitave përfundimtare dhe kalimtare, ligji duhet të hyjë në fuqi në mars të këtij viti. ab/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close