0_Maqedoni.PortalPolitikë

Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për evidencat në sferën e punës

Kuvendi sot e miratoi Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për evidencat në sferën e punës, me procedurë të shkurtuar. Për ndryshimet e ligjit votuan 52 deputetë, nuk ka pasur të përmbajtur dhe kundër.

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Kuvendi sot e miratoi Propozimin e ligjit për ndryshimin e Ligjit për evidencat në sferën e punës, me procedurë të shkurtuar. Për ndryshimet e ligjit votuan 52 deputetë, nuk ka pasur të përmbajtur dhe kundër.

Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për evidencat në  sferën e punës është harmonizimi me Ligjin për mbikëqyrje inspektuese dhe Ligjin për kundërvajtje. Me ndryshimet, inspektori kompetent gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese, nëse konfirmon shkelje të dispozitave të Ligjit për evidencat në sferën e punës, me vendim do t’i shqiptojë vërejtje dhe do t’i përcaktojë afat, në të cilin detyrohet t’i mënjanojë parregullsitë dhe mungesat.

Me Ligjin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për evidencat në sferën e punës bëhet harmonizimi me Ligjin për shkelje lidhur me përcaktimin e lartësisë së dënimit për person juridik, personi përgjegjës në person juridik dhe punëdhënës – person fizik. Po ashtu, bëhet harmonizimi edhe lidhur me institutit barazim. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close