0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderPolitikë

Kuvendi i miratoi ndryshimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm

Kuvendi në seancën e sotme me 61 vota “për”, asnjë “kundër” dhe 28 “të përmbajtur” ka miratuar ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor dhe me 61 vota “për”, një “kundër” dhe 25 “të përmbajtur” miratoi Ligjin për ndryshimin e Ligjit për arsimin e mesëm me procedurë të shkurtuar.

Shkup, 21 shtator 2020 (MIA) – Kuvendi në seancën e sotme me 61 vota “për”, asnjë “kundër” dhe 28 “të përmbajtur” ka miratuar ndryshimet në Ligjin për arsimin fillor dhe me 61 vota “për”, një “kundër” dhe 25 “të përmbajtur” miratoi Ligjin për ndryshimin e Ligjit për arsimin e mesëm me procedurë të shkurtuar.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Milla Carovska në fillim arsyetoi ligjet mbi arsimin fillor dhe të mesëm. Ajo kujtoi se Ligji për arsimin fillor u diskutua shumë nga komisioni dhe beson se të gjitha dispozitat e projekt/ligjit dhe ndryshimi i Ligjit për arsimin fillor janë të qarta.

“Përcaktojmë dekret i cili në rrethana të jashtëzakonshme do të mund ta sjellë Qeveria me qëllim që ta rregullojë zgjatjen e orëve, numrin e ditëve të mësimit këtë vit me qëllim që të vendoset  kjo si mekanizëm i cili për herë të parë do të vendoset në ligj. Qëllimi i këtij dekreti do të jetë teknikisht  ta rregullojë vitin shkollor gjatë atij viti kur kemi rrethana të jashtëzakonshme. Për herë të parë vendoset e drejta e mësimit nga distanca, e cila deri tani nuk ishte rregulluar”, tha Carovska.

Theksoi se mësimi nga distanca nuk do të ndodh vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, me modernizim të sistemit arsimor mund të konsiderohet se ky lloj i platformës do të jetë shfrytëzues për nxënësit dhe për mësimin e vazhdueshëm të mësimdhënësve.

Deputetët nga opozita thanë se bëhet fjalë për Propozim plotësues të ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për arsim fillor sepse Komisioni parlamentar për arsim dhe shkencë vendosi të pranojë një amendament të LSDM-së.

“Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së do të votojë i përmbajtur sepse dy amendamentet e tyre ishin shumë konstruktive, ndërsa janë me qëllim që të zgjidhet gjendja në arsimin fillor, nuk kishte dëgjim te shumica parlamentare dhe nuk ishin pranuar. Përmbajtja jonë në bazë të dispozitave të ligjit për arsim fillor është për ato arsye”, tha deputetja Bllagica Lasoska. Ajo shtoi se si opozitë me atë që kanë dorëzuar vetëm dy amendamente kanë treguar konstruktivitet dhe vetëdije të lartë për gjendjet në të cilat gjendet arsimi jonë në përgjithësi”, veçanërisht arsimi fillor.

Deputeti Arbër Ademi dhe ish ministër i Arsimit dhe Shkencës potencoi se aktivitetet e realizuara deri tani në arsim, si dekretet e sjella ligjore për fëmijët të mos e humbin vitin shkollor, e cila siç tha përfundoi me sukses. Përkujtoi në projektin TV klasa që është emituar përmes televizionit kombëtar dhe shtoi se mësimdhënësit seriozisht janë angazhuar në të gjithë procesin.

Ademi tha se ai dhe grupi parlamentar i BDI-së do ta mbështesin këtë vendim ligjor. Tha se ndryshimet janë të nevojshme, të domosdoshme dhe shfaqi shpresë se pasqyra epidemiologjike në vend do të përmirësohet dhe të gjithë nxënësit do të kthehen në shkollë.

Halil Snopçe nga Aleanca për Shqiptarët konsideron se ky propozim-ligj për arsimin fillor ka për qëllim transferimin e të gjitha ingerencave të Qeverisë, ndërsa lihen pas dore Parlamenti dhe këshillat komunal. Sipas tij, Qeveria duhet ta ketë fjalën e fundit, por me pajtim të vetëqeverisjes lokale, sepse, ato e dinë më së miri se çka ndodh në shkolla, infrastrukturë etj, se bllok grantet nuk janë të mjaftueshme për zgjidhjen e problemeve elementare në kushte normale. Tregoi se deri tani mësimi onlajn në vend nuk është zhvilluar ashtu siç duhet dhe ka qenë i pasuksesshëm.

Ndryshimet dhe plotësimet e ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm parashohin që në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, viti shkollor të mund të fillojë dhe të përfundojë në kohë të ndryshme për çka duhet të vendos Qeveria, parashikojnë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për arsimin fillor dhe të mesëm, me procedurë të shkurtuar. Si rrethana të jashtëzakonshme, në ligjet, theksohen gjendja e shpallur e krizës, shpallja e epidemisë, gjegjësisht pandemia, zjarre, vërshime ose fatkeqësi tjera natyrore. Vendimi i Qeverisë mund të sillet në tërë territorin e republikës ose në pjesën e saj.

Gjithashtu parashihet që në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme të organizohen aktivitete jashtë-mësimore për nxënësit lidhur me zhvillimin e tyre personal, socio-emocional dhe psikologjik. Për pjesëmarrjen në këto aktivitete jashtë-mësimore në rrethana të jashtëzakonshme parashihet që mësimdhënësi të mbajë vetëm evidencë për praninë e nxënësve dhe nuk jepet shtesë në dëftesë.

Në shkollën fillore në kushte të rrethanave të jashtëzakonshme, kur mësimi organizohet përmes mësimit në distancë, mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve nëse plotësohen kriteret dhe kushtet në pajtim me protokollet shëndetësore për llojin përkatës të shkollës të sjella nga Qeveria në pajtim me ligjin, gjendjen epidemiologjike në rajonin e komunës në të cilën gjendet shkolla, numri i nxënësve në paralele dhe kushtet hapësinore dhe higjienike sanitare në shkollë.

Në shkollat e mesme do të mund të organizohet mësim me prani fizike të nxënësve ose përmes mësimit në distancë, me zbatimin e mësimit për komunikim elektronik.

Në rrethana të tilla, siç theksohet, për kohëzgjatjen e orës për numrin maksimal të nxënësve në paralelet në arsimin fillor dhe të mesëm do të vendosë gjithashtu Qeveria. fab/

Back to top button
Close
Close