BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

Kuvendi i Kosovës sot do të votojë për Qeverinë e re

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot seancë të jashtëzakonshme për të votuar propozimin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, për përbërjen e qeverisë së re në vend, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Prishtinë, 3 qershor 2020 (MIA) – Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë sot seancë të jashtëzakonshme për të votuar propozimin e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, për përbërjen e qeverisë së re në vend, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Kryesia e Kuvendit vendosi që seancën ta konvokojë për sot në orën 11:00, pasi paraprakisht, të hënën, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e publikoi vendimin, me të cilin e vlerësoi si kushtetues ndarjen e mandatit për kandidatin për kryeministër nga radhët e partisë së dytë të radhitur në zgjedhjet e fundit – LDK, nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

Të enjten e kaluar, më 28 maj, Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa dje shpalli verdiktin e plotë, që lejon Hoti të formojë qeveri të re.

Nga Lëvizja Vetëvendosje njoftuan se ata do të reagojnë në seancën e sotme parlamentare “në përputhje me mandatin e marrë nga qytetarët”, por nuk pranuan t’u përgjigjen pyetjeve të gazetarëve se çfarë veprimesh do të ndërmarrin dhe nëse do të përsërisin veprimet duke hedhur gaz lotsjellës në sallën e parlamentit, siç vepruan si opozitë në vitin 2015, kur vendosej për demarkacionin me Malin e Zi. bs/bsh/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close