BallkanBallkan.PortalSvet.Slajder

Kuvendi i Kosovës nesër do ta mbajë seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re

Kuvendi i Kosovës ka caktuar për nesër në orën 11 seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të votohet propozimi i Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për përbërjen e qeverisë së re të Kosovës.

Shkup, 2 qershor 2020 (MIA) – Kuvendi i Kosovës ka caktuar për nesër në orën 11 seancën e jashtëzakonshme, në të cilën do të votohet propozimi i Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) për përbërjen e qeverisë së re të Kosovës.

Lajmin e bëri të ditur për mediat shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili u shpreh i bindur se nesër do të krijohet qeveria e re.

“Për hir të deputetëve, nuk po përdorim numra sepse është e padinjitetshme. Ne jemi të bindur që i kemi votat e mjaftueshëm për të votuar qeverinë, jemi të bindur që nesër krijojmë qever””, tha Gashi në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit.

Ai shtoi se janë përmbyllur të gjitha marrëveshjet me partitë tjera të koalicionit, të cilat tha se do t’i paraqesë i nominuari për kryeministër, Avdullah Hoti.

“Janë përmbyllur të gjitha marrëveshjet me partitë e koalicionit, ato do të publikohen nga Hoti. LDK-ja është partia më e madhe e koalicionit dhe normalisht që do të jetë faktori kryesor në këtë proces”, tha ai.

Gashi shtoi se nuk dihet nëse kryeparlamentarja Vjosa Osmani do ta udhëheqë seancën. “Osmani nuk dihet se a do ta udhëheqë seancën, varet nga ajo”, tha ai. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close