BotëBotë.Portal

Kuvajti e forcon mbrojtjen me 84 raketa patriot

SHBA-ja mbrëmë miratoi shitjen e 84 raketave Patriot në Kuvajt, me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë.

Uashington, 29 maj 2020 (MIA) – SHBA-ja mbrëmë miratoi shitjen e 84 raketave Patriot në Kuvajt, me vlerë rreth 1.4 miliardë dollarë.

“Shitja do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë së aleatit kryesor, i cili nuk është anëtar i NATO-s dhe është një faktor i rëndësishëm në stabilitetin politik dhe përparimin ekonomik në Lindjen e Mesme,” theksohet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Gjithashtu theksohet që raketat Patriot PAC-3 do të “rrisin aftësinë e Kuvajtit për t’iu përgjigjur kërcënimeve aktuale dhe të ardhshme dhe ta garantojnë sigurinë e infrastrukturës së saj të naftës dhe gazit”, duke aluduar në sulmet ndaj uzinave Saudite në shtator të vitit 2019, për të cilat sulme Uashingtoni e fajësoi Iranin.

Vlera e kontratës për 84 raketa dhe pajisje përgjuese, të prodhuara nga grupi ushtarak amerikan “Lokhed Martin”, vlerësohet në 900 milion. Sa i përket mirëmbajtjes, trajnimit dhe asistencës teknike, të cilat do të sigurohen nga “Lokhed Martin” dhe prodhuesi i pajisjeve ushtarake “Rajteon”, janë paraparë 425 milion dollarë.

Marrëveshja gjithashtu parashikon riparimin dhe rivendosjen e pajisjeve të vjetra, për të cilat “Lokhed Martin” dhe “Rajteon” do të marrin 200 milion dollarë. ls/ab/

Таг
Back to top button
Close
Close