0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Kutinjo një hap afër Arsenalit

- Futbollisti brazilian Filipe Kutinjo mund ta vazhdojë karrierën në Arsenal, transmeton katalanasja "Sport".

Londër, 5 gusht 2020 (MIA) – Futbollisti brazilian Filipe Kutinjo mund ta vazhdojë karrierën në Arsenal, transmeton katalanasja “Sport”.

Siç bëhet e ditur, Kutinjo është afër që të transferohet në ekipin e Londrës dhe të kthehet në Ligën e parë angleze, pas huazimit të pasuksesshëm në Bajern të Mynihut.

Gjiganti bavarez nuk dëshiron ta blejë kontratën nga Barcelona, ndërsa nuk dihet se çfarë kompensimi kërkon klubi katalanas për lojtarin e mesfushës, po dihet se Barcelona dëshiron të “çlirohet” nga ai për shkak të pagës së lartë.

Në periudhën e kaluar Totenhemi përmendej si klub i ardhshëm i mundshëm i Kutinjos, por ende pritet hapi i fundit i Zhoze Murinjos.

Kutinjo këtë sezon luajti 34 ndeshje në të gjitha garat në Bajern dhe shënoi nëntë gola. fc/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close